Trajneri i Villarreal-it, Unai Emery, është kthyer të flasë për përballejn e shumëpritur kundër Juventus-it në 1/8-at e Champions League.

Tekniku spanjoll i ka dhënë një mesazh të qartë bardhezinjve pas barazimit 0-0 të marrë në kampionat kundër Real Madrid-it të Carlo Ancelotti-t.

“Jam i lumtur, ka qenë një ndeshje e bukur. Të dy skuadrat kanë patur mundësitë e tyre dhe të dy skuadrat mund të kishin shënuar. Është vetëm një pikë, por e marrim si diçka pozitive”, ka thënë Emery për mediat spanjolle.

“Duam të jemi mes të parave në La Liga, ndërsa në Champions League duam të eliminojmë klubet më të mirë”.