Dashi: Kini vëmendje në dashuri, Hëna nuk është në shenjën tuaj. Çiftet që kanë pasur probleme duhet të bëjnë kujdes. Në punë duhet të prisni edhe pak që të zgjidhet një çështje, sidomos nëse ka të bëjë me ligjin.

Demi: Sot është një ditë e mirë në dashuri, edhe nëse nuk do të keni fuqinë për të lënë në të shkuarën një çështje që ka sjellë debate, por do të jeni shumë të kuptueshëm. Në punë më mirë lini gjërat të ecin në drejtimin e tyre.

Binjakët: Sot është një ditë shumë e mirë. Mund të bëni plane me një person të shenjës së Ujorit apo Bricjapit. Në punë nuk duhet të nënvlerësoni mundësinë e një ndryshimi qoftë edhe rrënjësor. Ofertat e reja vijnë nga pranvera.

Gaforrja: Hëna dhe Afërdita nuk janë në shenjën tuaj sot, por problemet e vogla që keni pasur do t’i zgjidhni këtë fundjavë. : Në punë duhet të keni durim dhe të qëndroni larg debateve këtë fundjavë.

Luani: Në dashuri këshillohet kujdes, mos u zemëroni nëse partneri nuk është dakord me ju. Në punë konkurroni me veten, keni nevojë për pushim.

Virgjeresha: Kjo fundjavë është shumë e mirë për dashurinë. Nëse jeni beqarë, hidhini një sy rrjeteve sociale pasi mund t’ju lindë një takim i veçantë. Sot është ditë aktive në punë, jeni një person racional që e urren humbjen e kohës.

Peshorja: Bëni kujdes në dashuri: sot dhe nesër do të jeni të nevrikosur. Në punë ka disa llogari të vogla të papaguara, ndaj ju duket sikur do të fitoni më pak në këtë periudhë.

Akrepi: Është koha për të rikuperuar marrëdhëniet sepse Hëna është në shenjën tuaj. Shmangni debatet e panevojshme në punë dhe gjithashtu shmangni të qenit kokëfortë. Ka një fjalim ose email të rëndësishëm që duhet të përgatisni, ndaj mblidhni forcat.

Shigjetari: Nëse jeni një çift i fortë do të keni një rikonfirmim për lidhjen tuaj, të paktën deri në fund të muajit. Nëse sapo keni mbyllur një punë, bëni pak pushim që të rimerrni veten për projektet e ardhshme.

Bricjapi: Do të keni ndjenja shumë të forta për dikë që ju pëlqen për shkak të hyrjes së Hënës në shenjën tuaj. Në punë ka mundësi të rinovoni një kontratë. Ka një fazë krijuese që ndihmon edhe ata që janë vetëm.

Ujori: Fundi i muajit është interesant. Edhe puna është në rregull: jeni krijues dhe keni aftësinë për të sjellë gjëra të reja. Ju gjithashtu mund të dëshironi të përfundoni një partneritet nëse diçka nuk ju përshtatet.

Peshqit: Kjo fundjavë është ideale për dashurinë ose për të qenë pranë dikujt që ju intereson. Nëse jeni punonjës, mund të merrni një ofertë të rëndësishme për tu rritur në karrierë.