Arbana Osmani ka publikuar një foto ku shihet duke u relaksuar pas përfundimit të “Big Brother” dhe sigurisht postimi nuk ka kaluar pa komente.

“Jeta është e mirë”, ka qenë mbishkrimi i Arbanës ndërsa një fanse i ka shkruar: “Kur ke lek e mirë është”.

“Sidomos kur lekët i ke me punën tënde”, ia kthen Arbana me të cilën janë bashkuar qindra ndjekës që kanë pëlqyer komentin e saj.

Kujtojmë që moderatorja është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë.

Aktualisht ajo së bashku me stafin kanë shkuar me pushime në Francë.