Hapet rruga për kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë.

Bllokimi i kalimit të mjeteve të tonazhit të rëndë u bë më 1 shkurt për shkak të reshjeve të dendura të borës në Maqedoninë e Veriut si edhe në Greqi.

“Apelojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie (kamionëve), që deri në një njoftim të dytë të shmangin lëvizjen në drejtim të Maqedonisë dhe Greqisë, pasi nuk do lejohet kalimi i tyre drejt shteteve fqinje, për shkak se krijohen vështirësi në trafik dhe pengesa për mjetet borëpastruese. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin”, thuhej në njoftim.