Gjatë gjithë ditës do t’i shihni ata duke kontrolluar e-mailet e tyre, duke diskutuar planet e tyre të biznesit dhe duke planifikuar hapin tjetër të madh.

Por ka një shenjë që arrin të gjejë ekuilibrin e lakmuar, di se kur duhet të fikë celularin dhe nuk ndjen as më të voglin pendim për të.

Nëse i përkisni njërit prej të dyve, nuk përjashtohet që në rreshtat e mëposhtëm të identifikoheni.

Virgjëresha-Nëse keni parë ndonjëherë një film për jetën e Beyonce-s, atëherë keni marrë pak shije se sa shumë e duan Virgjëreshat punën e tyre. Punojnë si makineri dhe nuk largohen nëse puna nuk përfundon dhe bëhet si duan ata. Nëse ka një Virgjëreshë në grupin tuaj, prisni shumë takime, raporte të panumërta dhe pak udhëzime, sepse askush nuk mund t’i bëjë gjërat aq mirë sa ata.

Bricjapi-Qëllimi i tyre është që të arrijnë qëllimet! Ambicioz, me vetëbesim dhe motivim të madh, Bricjapët do të mendojnë për planin, do të vendosin afate, do të bëjnë listat e detyrave dhe do të punojnë SHUMË derisa përgjegjësia që kanë marrë përsipër të përmbushet. Zakonisht ata paraqiten në zyrë më herët dhe shmangin pushimet, duke përfituar nga koha shtesë në favor të projektit.