Ukraina mund të përballet me skenarin më të keq të një pushtimi rus javën e ardhshme dhe Evropa u përball me një nga situatat e saj më të rrezikshme të sigurisë që nga fillimi i shekullit të 20-të, tha të shtunën në konferencën e sigurisë në Mynih Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss.

“Ne duhet të përgatitemi për skenarin më të keq dhe ai skenari më i keq mund të ndodhë që në fillim të javës së ardhshme. Realiteti është se Rusia dëshiron ta kthejë orën mbrapa – ata duan ta kthejnë orën në vitet 1990 dhe më parë.”

Ajo shtoi se vetëm javën e fundit, ne kemi parë një dyfishim të dezinformatave dhe kemi parë operacione me flamuj të rremë në rajonin e Donbas. Kam frikë se Rusia ka treguar se nuk është serioze për diplomacinë”.

Ajo shtoi: “Ne duhet të jemi të fortë sepse kjo është e vetmja gjë që Rusia e kupton”.