Trupat ruse kanë rrethuar kryeqytetin e Ukrainës, Kievin. “BBC” publikon hartën, ku shihet avancimi i raketave dhe mjeteve të blinduara ruse drejt qendrës së Kievit, të vendosura në dy pika kyçe, pranë Parlamentit dhe Pallatit Presidencial.

Trupat ruse ndodhen në rrethin verior të Obolon, i cili ndodhet vetëm 9 kilometra në veri të Parlamentit të Kievit dhe qendrës së kryeqytetit.

Pak më herët, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dha alarmin se forcat ruse ndodheshin në Kiev, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve të mos dilnin nga shtëpitë.