Kompania Pfizer BioNTech i kanë kërkuar Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së që të miratojë vaksinën e tyre Covid-19 për fëmijët nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

Nëse autorizohet, vaksina do të ishte vaksina e parë Covid-19 e disponueshme për popullatat pediatrike nën moshën pesë vjeç.

Kompanitë presin që në ditët në vijim të përfundojnë dorëzimin e autorizimit për përdorim emergjent.

Aplikimi ka të bëjë me autorizimin e dy dozave të para tri mikrogramë të një serie parësore të planifikuar me tre doza për këtë grupmoshë.

”Pasja e një vaksine të sigurt dhe efektive në dispozicion për fëmijët e kësaj grupmoshe është një prioritet për agjencinë dhe ne jemi të përkushtuar për një rishikim në kohë të të dhënave, të cilat agjencia i ka kërkuar Pfizer të dorëzojë në dritën e rritjes së fundit në Omicron”, theksoi komisionerja e FDA, Janet Woodcock.