Britania e Madhe do të vendosë sanksione kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov. Kështu ka deklaruar kryeministri britanik Boris Johnson.

Një zëdhënëse e qeverisë britanike tha sse gjatë një bisede telefonike me udhëheqësit e NATO-s të premten, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar paralajmëroi se Putin “po angazhohet në këtë mision për të përmbysur rendin e pas Luftës së Ftohtë dhe se nëse ambiciet e tij nuk ndalen këtu kjo do ishte një krizë euroatlantike me pasoja globale”.