Ish-deputeti socialist, Spartak Braho e cilësoi si të turpshme koalicionin mes Sali Berishës dhe Ilir Metës, ndërsa u shpreh se është e rëndë për një president që të bashkëpunojë me Berishën.

Në studion e “Front Line” në News 24”, Braho deklaroi se Berisha dhe LSI po e përdorin politikën si mjet pasurimi.

“Po formësohet rishtazi një pol i ri që i takon gjysmës së mbetur të PD. Është poli i Berishës por sa kohë nuk e ka të legalizuar është i jashtëligjshëm, dhe ka shkuar të futet në kazanin e Ilir Metës, Turp. Por e çeli me mjaltë dhe po e mbyll biografinë e tij me diçka të ndyrë. Sot ai e ka mbyllur, këto janë grahmat e fundit.

Përveç politikës këta nuk merren dot me punë tjetër dhe politika është bërë mënyrë jetese dhe këtu futet edhe mjeti i pasurimit dhe këtë të fundit ta hetojnë organet se sa të ndershëm janë. Të dy kanë mbaruar aktivitetin e tyre politik për mua. A do të dalë një forcë e re? Për mua ka nevojë të dalë një forcë e re . Deri tani shoh vetëm të djathtën. U martua breshka me gjarprin dhe lindi tel me gjemba. Ky (Berisha) bashkohet me Ilir Metën dhe kemi tel me gjemba”, deklaroi Spaho.