Beatrix Ramosaj është kthyer ditën e sotme nga pushimet në Dubai. Prej disa ditësh këngëtarja ndodhej me pushime por mesa duket sot është kthyer për të qenë e pranishme në finalen e madhe të Big Brother Albania VIP. Ish-banorja e BBV ka postuar një foto nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’ në Tiranë ku shkruan: Më në fund në shtëpi.

Trixa shoqërohet nga vëllai i saj Alban Ramosaj i cili e shoqëron dhe mbështet gjithmonë.