Partia Demokratike mbledh sot Kryesinë. Mbledhja do të zhvillohet në orën 19:00, ku pritet të miratohen kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Sot, datë 3 Shkurt, ora 19:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite “Miratimi i kandidatëve të Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesëshme vendore të 6 Marsit”.

Duke ju uruar punë të mbarë,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi”, thuhet në mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm dërguar anëtarëve të Kryesisë.

Strukturat drejtuese të degëve kanë sjellë në Kryesi propozimet e tyre. Deri më tani është zbuluar Xhemal Bushati për Shkodrën, Ymer Marku për Vorën, Indrit Sefa për Lushnjen, Ferdinand Saraçi për Rrogozhinën, Luan Hoti për Durrësin.