Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij jashtë Kuvendit, i bëri thirrje drejtësisë se me të dhënat e Komisionit Hetimor tashmë ka indicie ligjore që SPAK të veproje.

Sipas Bashës, koha për drejtësinë është e çmuar, kjo pasi ato që janë përfshirë mund të shkatërrojnë provat dhe intimidojnë dëshmitarët duke vijuar të insistoj në fantazinë e 430 milionë eurove.

‘Komisioni Tabaku ja ka dalë që të zbardhë aferën e inceneratorëve. 430 milionë euro i janë zhvatur qytetarëve shqiptar. Është e turpshme sesi sot përpiqet të zhbëhet ajo se si gjithë shqiptarët e kanë ndjekur. Është e turpshme të mbulohet dielli me shoshë. Për herë të parë komisioni hetimor është transmetuar nga të gjitha mediat. I bëj thirrje prokurorëve të SPAK, pasi përmasat e këtij skandali janë zbuluar me fakte konkrete. Çdo moment që kalon është i çmuar për drejtësinë, pasi ato që dëshmuan para komisionit mund të shkatërrojnë provat, intimidojnë dëshmitarët, shumë detaje kanë humbur në raportim, kjo pasi ka qenë një maratonë. Anëtarët e PS-së kanë bllokuar dëshmitë e disa anëtarëve, dëshmitë e gazetarëve, punonjësve të cilët janë detyruar që të firmosin. Secili nga faktet e aferës së inceneratorëve përbën indicie ligjore të SPAK-ut për të vepruar.’- tha Basha.