Pierre-Emerick Aubameyang është një lojtar i ri i Barcelonës. Tashmë nuk ka më dyshime. Një tjetër konfirmim vjen nga agjenti Freddhy Koula, i cili ka publikuar në rrjetet sociale imazhin e momentit të nënshkrimit të sulmuesit gabonez. Njoftimi zyrtar do të bëhet gjatë ditës. Fillimisht do të duhet të ndërpritet kontrata me Arsenalin, pastaj zyrtarizimi i “martesës” me Barcelonën.

Agjenti Freddhy Koula ka zbuluar edhe detajet e marrëveshjes mes palëve: “Pierre Emerick-Aubameyang ka nënshkruar kontratën e tij të re. Ai i bashkohet Barcelonës për 18 muaj. Formalizimi do të bëhet të martën.

Auba është një nga lojtarët Blaugrana tashmë. Ai bëhet gabonez i tretë në histori, që i bashkohet La Liga-s, pas Henry Antchouet (Alaves) dhe Lévy Madinda (Celta Vigo)”.