“Ftesë në 5” ka sjellë pamjet nga festa që organizoi Top Channel për Big brother VIP.

Moderatorja Arbana Osmani, e cila zbuloi lajmin e ëmbël se është në pritje të një fëmije, zbuloi se Big Brother VIP 2 do të vijë në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Ndërsa Sabiani zbuloi se vajza e tij, Kejsi ka marrë vendimin që të jetë pjesë e Big Brother VIP 2. Ndërsa Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës u pyet nëse do e linte këngëtarin të ishte pjesë e reality show ndërsa ai u shpreh:

“Nuk e besoj se kemi gocën dhe duhet të kujdesemi të dy. Deri vitin tjetër, goca do flasë dhe duhet ta pyes gocën. Mua nuk më pyet njeri.”