Arbër Hajdari është një nga figurat më të dashura nga publiku për shkak të fondacionit bamirës në të cilin ain bën pjesë duke ndihmuar jetë në nevojë.

Së fundmi, ai është përfolur shumë si rrjedhojë e rolit të tij si analist në reality show-n “Big Brother VIP Albania”, ku është cilësuar për qendrimet e tij objektive e kritike.

Ndërkohë, ditën e sotme, më datë 16 shkurt, Arbri ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të.

Kështu, të gjithë miqtë e të afërmit e tij e kanë uruar nëpërmjet ‘story’-ve në “Instagram”, duke treguar vlerësimin e madh që kanë për të.

Një ndër to ka qenë dhe moderatorja e “Big Brother VIP” Arbana Osmani e cila ka publikuar disa foto së bashku me Arbrin.

“Happy birthday @arberhajdari, ke qenë super opinionist por sëipe për të mësuar kush do të të zëvëndesojë vitin tjetër”- ka shkruar ajo.

Arbri është përgjigjur duke e falenderuar për energjinë e saj pozitive.

“Arbana, faleminderit shume per urimin, faleminderit dhe per gjithe energjine positive qe te karakterizon”- është përgjigjur ai.

Ndërkohë, në fund të postimit shfaqet një video regjisorit Eduart Grishaj dhe Sara Hoxhës të cilët janë ulur në panelin e studios. Me shaka ajo thotë se ata do ta zëvëndësojnë Arbrin vitin e ardhshëm.