Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja me të cilin ka folur për zbatimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi.

Kim përmes një postimi në “Twitter”, thekson se njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi, që është me rëndësi edhe për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Takimi shumë produktiv me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të diskutuar progresin dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e reformës në drejtësi. Fokusi i mbështetjes së SHBA-ve këtë vit është: eliminimi i mangësive dhe joefikasitetit, veçanërisht për të reduktuar numrin e çështjeve të të pazgjidhura në gjykatat administrative, shkruan Kim.

“Duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve për pretendimet dhe të drejtat pronësore në kohë, në mënyrë transparence dhe të plotë, gjë që është gjithashtu e rëndësishme për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përmbushjen e standardeve të BE-së; & imponimit e pasojave për zyrtarët që përfshihen në korrupsion. Njerëzit meritojnë rezultate reale nga reforma në drejtësi”, shkruan Kim.