Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku ka mohuar se ka njohje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallja. Po ashtu ai theksoi se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar projekt-aktin për koncesionin në incenetatorin e Elbasanit.

“Në lidhje me këtë mendim të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe në vijim të procedurave, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për autorizimin e procedurave, ky fakt nuk është i vërtetë. Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ju iu referuat. Ky akt nuk është propozuar kurrë për shqyrtim dhe nuk është miratuar. Nuk ekzistion ky vendim qeverie dhe është e thjeshtë për të vërtetuar këtë të pavërtetë që është thënë me muaj”, tha ai.

Tabaku: Cilat janë masat në cilësinë e Sekretari të Përgjithshëm të Kryeministrisë pas marrjes në dijeni të kësaj procedure?

Agaçi: Është thënë padrejtësisht që Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për autorizimin e proceduarve. Ky fakt nuk është i vërtetë. Ka më shumë rëndësi që Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin për të cilin iu referuatë dhe e konfirmoj që ky akt nuk është propozuar kurrë për shqyrtim në Këshillin e Minsitrave dhe as nuk është miratuar. Nuk ekziston ky vendim qeverie. Çdo VKM publikohet në fletoren zyrtare dhe mund të vërtetohet lirisht.