Qindra mijëra njerëz po ikin nga Ukraina drejt Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë, edhe pse temperaturat po shënojnë minus.

Deri më tani, më shumë se 500,000 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Evropën Lindore, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), dhe shumë të tjerë janë strehuar në kampe të përkohshme.

“UNHCR po punon me partnerët dhe autoritetet lokale për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të mbështetur ata në nevojë”, shkroi agjencia e OKB-së në një postim në Tëitter.

Ndërkohë, Franca i ka kërkuar Komisionit Evropian që t’u japë të gjithë ukrainasve të drejtën që kërkojnë strehim në BE, duke u dhënë atyre një proces të thjeshtuar aplikimi për azil.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha në një deklaratë se Evropa do të mirëpresë me krahë hapur ata ukrainas që ikin nga bombat e Putinit.