Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke folur për protestat e atyre pak banorëve të “5 Majit”, tha se është i qartë se kush proteston, njerez që njihen si objekte të OFL-së, pasi dyshohet se merren me pastrim të parave të krimit të organizuar.
Një pjesë e fjalës së Veliajt:

“Unë i shoh edhe mediat, intervistohej njeri që shpjegonte si do vriste Lali Erin. Asnje nga mediat nuk e pyeti: O shok, më fal, po ti ke ndertuar në lum, po ti je i OFL mor shok, po ti ke 5 milionë euro asete të konfiskuara! Ti paske hallin e qirasë?! Po ti ke 18 makina more, kush i ka nga ne 18 range-rover? Pra, këta çfarë bënin? Merrnin lekët e drogës, me lekët e drogës i punonin, duke i dhënë me fajde, dhe po të mos i jepnin me fajde, të vinte ‘Range’ që ndërronte targat përditë dhe këta i kapi OFL. Ndërkohë, ai fliste në TV, çfarë do i bënte lali Erit, po sigurisht kush leh, nuk kafshon. Ata janë një nivel që ngatërron krimin me politikën. Ata Jane personazhe që drejtojne protestën, bashkë me shefat e tyre politikë. Por tani ftesa ime është: Mendoni bravën tuaj, mos mendoni bravën e partisë!”