Kryeministri Rama ka rrezuar pretendimin e PD-se se jane marre 17  vendime ne nje dite nga Keshilli i ministrave. Rama tha se kesaj pergjigje i eshte pergjigjur Sekretari i Pergjithshem, i cili dje deklaoi se kjo eshte shpifje.

Debati:

Tabaku: Brenda një dite Janë deklaruar 17 procedura të ndryshme, akte, jo vendime, në një sistem të ngritur nga qeveria juaj, për vendim e qeverisë të datës 17 dhjetor 2014?

Rama: 16 orë e kanë mbajtur Komisionin hetimor i Kongresit sekretarin e shtetit dhe vetëm pyetje e pyetje. Nuk ka aty komente. Sa i përket pyetjes ju i keni marrë këtë përgjigje nga dëshmitarët paraardhës. T’jua shpjegoj se çfarë bën Kryeministri. Të udhëheqësh do të thotë që udhëheqës në drejtim të çfarë dhe pse? Pastaj se si do ta bëjmë këtë gjë është në makinë e tërë shtetërore me të gjitha hallkat e saj. Kjo makinë shtetërore ka bërë detyrën e vet. Kjo është ajo që mund të them dhe s’kam asnjë arsye në botë të ndryshoj përgjigjet e të gjithë paraardhësve dëshmitarë. Unë kam ardhur të dëshmoj si Kryeministri i Shqipërisë.

Tabaku: Në këtë komision  ka ndodhur diçka e çuditshme. Të gjithë kanë pasur një amnezi totale për këtë çështje. A mbani mend që më 17 dhjetor ka kaluar vendimi i Këshillit të Ministrave për Inceneratorin e Elbasanit.

Rama: Opinioni juaj në lidhje me amnezinë është opinioni juaj personal. Unë nuk refuzoj asnjë pyetje por jo duhet të më pyesni si kryeministër.

Tabaku: Përgjigjuni pyetjes!

Rama: Znj. Tabaku mos më interferoni vokalisht.

Tabaku: Ju kujtohet mbledhja e qeverisë më 17 dhjetor?

Rama: Mbledhja e qeverisë kur merret vendimi është finalizimi i akteve ligjore që nis nga sektori bazë, në kombinim me sektorë të tjerë, kalon në të gjithë ato filtra dhe vjen tek unë. Kryeministri është shumë thjesht: ‘Ku do të shkojmë, çfarë do të bëjmë, pse do ta bëjmë’. Se si do ta bëjmë është e gjithë makineria që mua me rezulton se është bërë në mënyrë perfekte.