Një ndër historitë më interesante të dëgjuara në E Diell ishte kjo e ditës së sotme ku u tregua se sa fëmijë çapkën ka qenë Paloma .

Ishte e vështirë të kuptohej nëse ishte vërtetë historia e Palomës pasi Graciano e ndërlikoi akoma më shumë situatën duke e bëre grupin kundërshtar shumë konfuz .

Sot u mësua gjatë një loje se gazetarja ka ndenjur 15 orë në polici,kur ishte në moshë të vogël pasi ishte arratisur nga kopshti dhe kur përfundoi në rajon nuk tregonte emrin e prindërve.

Nevina lexon letrën: Në moshë fare të vogël kam ikur nga kopshti fshehurazi dhe humba rrugën ,më gjen një burrë dhe më çon në polici aq shumë po kënaqesha me policët sa nuk ia thoja emrin e prindërve se nuk doja të shkoja në shtëpi, kam ndenjur 15 orë duke i treguar të gjitha sekretet e familjes sa policët morën vesh edhe se ku i fshihte mami paratë.

Argjira: Si grup vendosim Palomën.

Nevina : Është kjo historia jote Paloma?

Paloma: Jo(Duke qeshur).

Nevina: Pse e hani gjithmonë këtë, historia e Palomës ishte.