Kanadaja është “veshur” me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Kjo për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Fotografitë i ka publikuar Ambasadori i Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu i cili ka shkruar se Kanadaja është ndriçuar.

“Çfarë nate e bukur sonte në Kanada. E ndriçuar kudo- nga bregu në breg, me ngjyrat (blue-gold-white) e flamurit të Republikës së Kosovës. Faleminderit Kanada.”, shkruan ai.