Karriera e Rodrigo Bentancur do të vazhdojë larg Torinos. Ai ka ndryshuar ambient duke iu bashkuar Tottenhamit nga Juventusi.

Kjo është konfirmuar nga vet klubi i Juventusit që i ka dhënë lamtumirën uruguaianit.

24-vjeçari ishte pjesë e Juventusit prej vitit 2017, kur erdhi nga Boca Juniors.

Juventusi do të marrë 19 milionë euro plus shtesa 6 milionë euro nga shitja e mesfushorit.

Por, kjo shumë nuk do të jetë e gjitha për Juventusin. Kjo pasi, Boca Juniors do të marrë 30% të kësaj marrëveshje.