Partia Demokratike ka dërguar kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Ndërkaq, selia blu po ashtu ka dorëzuar emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve.

“Po ju dërgoj për njohje shkresën e PD për regjistrim si subjekt politik dhe propozimet për anëtarë të KZAZ“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që pesë ditë më parë presidenti Ilir Meta dekretoi caktimin e 6 marsit për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.