Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki.

Rama pritet të mbajë takime në secilin qark. Takimi i parë sot ishte në Fier dhe ka zgjatur rreth një orë, ndërsa në ditët në vijim do të jenë qarqet e tjera.

Kujtojmë se Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi një mbledhje këtë të hënë. Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe kryeministri Edi Rama, ku i dha udhëzimet deputetëve të tij në këtë sesion parlamentar.