Deputetja socialiste Etilda Gjonaj ka folur sot lidhur me zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, ish ministrja e Drejtësisë vlerësoi bilancin e vitit të shkuar sa i takon punës së KPK-së ku tha se viti 2021 është viti me shifrën më të lartë të vendimeve të dhëna nga ky institucion për gjyqtarët dhe prokurorët.Ligjvënësja e PS tha se kjo do të thotë se mbi bazën e një ekperience tashmë të konsoliduar dhe standarteve të vendosura në vijueshmëri të punës dhe veprimtarisë së tyre ata kanë mundësi të ecin më shpejt me ketë proces duke garantuar ruajtjen e eficencës së vlerësimit.“Duhet të rikujtojmë se pari se nga ka nisur fillimisht si kërkesë dhe si nevojë zgjatja e afatit të mandatit të anëtarëve të KPK dhe Komisionerëve Publik, duke rikujtuar se në fakt kjo kërkesë ka ardhur si kërkesë e ONM-së pasuar më vonë nga deputetët e mazhorancës. Ne nuk duhet të relativizojmë konflikitin e interest me misionin madhor që ka kjo iniciativ e cila i jep mundësinë e vazhdimësisë të këtyre institucioneve si një process i cili ka marrë vlerësimet maksimale nga partnerët ndërkombëtar. Nuk duhet harruar fakti se Reforma në Drejtësi ka patur vullnetin e të gjithë deputetëve dhe aktorëve politik në vitin 2016 duke i dhënë secili një votë unanime”, nënvizon Gjonaj duke shtuar se:

“Kjo reformë është iniciativa dhe projekti më i rëndësishëm për konsolidimin e shtetit të së drejtës në këto 30 vite demokraci, duke mos harruar ka patur gjatë këtyre viteve një sërë pengesash dhe vonesash qoftë nga aktorë politik qoftë dhe nga faktorë të tjerë të cilët kanë ndikuar dhe nuk kanë qenë të varur si nga ne si politikbërës ashtu edhe nga institucionet e procesit të vetingut. Kjo iniciativë në aspektin procedural dhe atë përmbajtësor për këtë proces është tërësisht i shteruar, kjo vetëm në konsultimet publike, diskutimet që ne kemi bërë në mbledhjet e përbashkëta të këshillit të legjislacionit dhe komisionit të ligjeve, por edhe se të gjithë mendimet e përfituar anga ekspertët, akademikët dhe partnerët ndërkombëtar të cilët në mënyrë të vazhdueshme që në krye të herës kanë qenë mbështetës të Reformës në Drejtësi”, u shpreh Gjonaj.

Ish ministrja e Drejtësisë theksoi se të gjitha mbledhjet kanë sjellë si konkluzion nevojën e zgjatjes së afatit të KPK-së dhe Komisionerit Publik.Ajo tha se kemi më shumë se 40 perqind të çështjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar procesin e vetting-ut.“Parimi kryesor që duhet të udhëheqi dhe ka patur Reforma në Drejtësi është pavarsia dhe paanshmëria e procesit të rivlersimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve parim i cili është vulosur gjithashtu nga GJEDNJ përkatësisht në çështjen “Xhoxhaj kundër Shqipërisë” ku përcaktohet qartësisht se si këto organe garantojnë pavarsinë dhe paanshmërinë e procesit të rivlerësimit për sa kohë që në përbërjen e tyre nuk kanë anëtar të sistemit të drejtësisë. Ne nuk mund t;i humbim shancet ta kthejmë këtë process në një process të pavar i cili nuk garanton paanshmërine e rivlersimit kalimtar. Parimi tjetër që udhheq këtë process është ai i barazisë së procesit dhe garantimit të standarteve të njëjta për subjektet e që I nënshtrohen këtij procesi.

Nëse kjo kopetencë do t’i delegohej të dy këshillave do të nevojiteshin ndryshime ligjore të tjera përfshirë ato në procedurë dhe vendimarrje, rrjedhimisht do të nevojitej gjigthashtu më shumë kohë për shkak të transferimit të Burimeve Njerëszore, Financiare”, tha ajo duke shtuar se:

“Nëse flasim për eficencë nga ana e KPK mund të theksojmë që viti 2021 është viti me shifrën më të lartë të vendimeve të dhëna nga ky institucion për gjyqtarët dhe prokurorët çfarë do të thotë se mbi bazën e një ekperience tashmë të konsoliduar dhe standarteve të vendosura në vijueshmëri të punës dhe veprimtarisë së tyre ata kanë mundësi të ecin më shpejt me ketë proces duke garantuar ruajtjen e eficencës së vlerësimit. Opinionet e fundit të Komisionit të Venecias, përcaktonjnë parimin e sigurisë juridike dhe në përmbushje të këtij paraimi shtyrja e afatit të anëtarëve të KPK dhe Komisionerëve është plotësisht i domosdoshëm për të gjithë ata të cilët do t’I nënshtrohen procesit të rivlersimit në vijim”, tha Gjonaj.

Ndërkohë, ligjvënësja e majtë deklaroi se viti 2022 është viti më i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi përsa i përket prodhimit të rezultateve të shumëpritëshme nga të gjithë ne, partnerët ndërkombëtar dhe qytetarët.

“Për këtë arsye nuk mund t’ja lejojmë vetes për të bërë një ndryshim apo të cënojmë parimin e sigurisë juridike për të gjithë subjektet, që mund të na kthëhëj mbrapsh nëse këto cështje mund të shkonin edhe në GJEDNJ. Besoj dhe ne jemi shumë të qartë se Reforma në Drejtësi është ajo e cila ndërpreu ndikimin apo “kapjen” nga politika e sistemit të drejtësisë, duke patur një system drejtësie me gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar. Ky ka qenë qëllimi i kësaj reforme. Monitorimi në vijimësi i organeve të sistemit të drejtësisë është patjetër i nevojshëm duke patur të gjitha mekanizmat e nevojshëm duke garantuar vullnetin politik nga të gjithë aktorët për të kryer këtë monitorim në vazhdimësi. Të gjithë bashk duhet të shprehim vullnet politik për të miratuar ndryshimet e kësaj nisme ligjore e cila është në shërbim të plotë të vazhdimësisë të procesit të rivlersimit, mundësi e cila na jepet të gjihëve edhe njëherë të shprehim vullnetin tonë që e duam apo jo Reformën në Drejtësi”, përfundoi Gjonaj.