Arsène Wenger, ish-trajneri i Arsenalit dhe zëri i autorizuar në futbollin francez, u pyet në “Canal + France” për situatën e Kylian Mbappé, i cili që nga 1 janari është i lirë të negociojë me çdo ekip dhe të largohet nga PSG verën e ardhshme:

“Koha luan kundër PSG-së. Kur përpiqesh të rinovosh me një lojtar, në përvojën time, sa më shumë të duhet kohë, aq më e vështirë është. Kam pritur një vit e gjysmë që PSG të arrijë të rinovojë me Mbappe. Ai është lojtari më i domosdoshëm në mënyrën e lojës së PSG-së, por ka mbetur pak kohë dhe sot futbollisti është i lirë të nënshkruajë kudo që të dojë”.

Ish-trajneri i Arsenalit ka analizuar edhe situatën e verës së kaluar me sulmuesin: “PSG ishte në një situatë, ku mori ofertë të madhe nga Real Madridi. Kur refuzoni 180 milionë euro, edhe për PSG-në është ende një shumë e madhe”.