Voltana Ademi është tërhequr nga gara për kryetare e Bashkisë Shkodër, duke braktisur ne kete menyre Sali Berishen. Ademi nuk do të jetë pjesë e garës për 6 marsin, edhe pse kishte deklaruar se ishte gati të kandidonte për një mandat tjetër.

Së fundmi ajo ishte pozicionuar pranë lëvizjes së ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Bardh Spahia, Astrit Bushati dhe Irena Shestani pritet të jenë emrat nga grupi i rithemelimit që do i ofrohen të dielën strukturave të PD për të votuar njërin prej tyre për kandidatë për kreun e Bashkisë Shkodër.

Kujtojmë që një natë më parë, PS Shkodër shpalli kandidaturën për kreun e Bashkisë Shkodër, e cila është prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni.