Dusan Vlahovic është një lojtar i ri i Juventus-it. Sulmuesi serb ka zhvilluar vizitat mjekësore të rastit mëngjesin e së premtes në JMedical të klubit bardhezinj.

Ish-sulmuesi i Fiorentina-s është paguar 75 milionë euro nga klubi i Andrea Agnelli-t, me një rrogë prej 7 milionë eurosh në sezon për pesë vitet e ardhshëm.

Tani, zbarkimi i Vlahovic në Torino mund të kthehet në një çështje. Siç ka bërë të ditur TGR Rai Toscana, Vlahovic është nisur për në Torino, duke thyer rregullat e izolimit pasi ka rezultuar pozitiv për Covid-in të shtuënne kaluar.