Sporti në vendin tonë duhet të jetë i djemve dhe vajzave të talentuar, dhe jo në dorën e ‘llumit’, shprehet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në takimin me përfaqësues te shërbimit ‘taxi’, Veliaj foli për një takim që kishte pasur më herët me legjendën e Milanit, Gennaro Gattuso. “Teksa po nisesha për këtu, u takova me Gennaro Gattuson – kush është tifoz i Milanit e njeh – me te cilin kemi disa ide të mira. Mund të bëjmë që edhe sporti shqiptar, në vend që të jetë biznesi i llumit, të bëhet biznesi i elitës, sipërmarrja e elitës, e djemve dhe e vajzave të shkëlqyer. Kemi shumë nevojë që edhe në sport të bëjmë të njëjtin modernizim që kemi bërë me flotën e taksive elektrike. Kur shikon se me sportin shqiptar, në vend që të merret ‘kremi’, merret llumi, mendoj se sikurse kemi bërë reformën në shumë vende të tjera, duhet të vëmë dorë dhe aty”, tha Veliaj.