Pak muaj nga plotësimi i 5-vjetorit të Vetting-ut, ku në Parlament po diskutohet zgjatja e afateve të Vetting-ut deri në 2024, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, flet për detajet.

Ministri tregon se reforma ishte e domosdoshme për pastrimin e sistemit gjyqësorë.

Manja ndër të tjera tha se vakancat në gjyqësorë do të plotësohen vetëm nga Shkolla e Magjistraturës pasi do të ketë rritje të kuotave.

Ministri i Drejtësisë theksoi se harta e re gjyqësorë do të diskutohet brenda muajt Janar me të gjithë grupet e interesit.

Në përfundim të intervistës për televizionin kombëtarë Klan News ministri Manja bëri dhe një Apel për të gjithë gjyqtarët. Që të aplikojnë për të ushtruar detyrën në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mana u kërkoi gjyqtarëve që ta shikoj atë si një mundësi karriere dhe për të bërë më të mirën për drejtësinë në vendin tonë.