Deri në momentin kur ka hyr DJ DAGZ brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë, janë aluduar emra ish-partneresh të tij, por moderatorja Ariana Berisha ka qenë në lidhje zyrtare me DJ-in, e pranuar nga të dy. Madje kohët e fundit u publikuan edhe disa foto të tyre gjatë kohës sa çifti kanë qenë bashkë, derisa Dagz ka treguar se lidhja e tyre ka përfunduar që në fillim të verës, saktësisht në muajin qershor.

Ariana Berisha u ka kërkuar mediave të heqin dorë nga publikimi i fotove. “Sa lehtë qënka të vendosësh fotografi të tjetrit pa e pyetur, unë s’kam bërë ndonjëherë një gjë të tillë, këtë e quani gazetari? Në gazetari ekziston ‘pyetja, por dhe konfirmimi për çfarëdo çështjeje”. Ju lus të dashura media të hiqni dorë nga publikimi i fotografive të mia me x personin. ,e gjithë respektin për karakertin dhe shpirtin e tij luftarak. Unë i kërkoj falje familjes time dhe miqve të mi, që çdo ditë lexojnë lajme të ndryshme për mua e të cilat në shumicën e rasteve janë të pavërteta dhe tendencioze për klikime…E kot të merrem me diçka që tashmë e kam lëshuar nga duart. Unë jetoj në të tashmen.”,- ka shkruar ajo.