Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,865 raste pozitive nga 6,173 testime të kryera.

Prej tyre në Shkup janë 871, Manastir – 177, Prilep – 119, Kumanovë – 86, Ohër – 60, Kavadar dhe Veles – 53, Kërçovë – 46, Shtip – 40, Strumicë – 38, Tetovë – 37, Gjevgjeli – 28, Gostivar – 27, Negotinë – 24, Radovishi – 23, Struga dhe Resnja – 22, Koçani – 21, Krusheva – 20, Valandova – 15, Dellçeva – 14, Kriva Pallanka – 12, Shën Nikola – 10, Bogdanci – 9, Probishtip – 8, Berova – 6, Makedonski Brod – 5, Demir Hisar – 4, Vinica, Kratovë dhe Demir Kapi – nga 3, Makedonska Kamenica dhe Pehçeva – nga 2, Dibër dhe Dojran – nga një.

Prej rasteve të reja, njoftohet se 207 raste janë riinfektuar.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa ISHP ka regjistruar 784 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 239.920, prej të cilëve 217.305 janë shëruar, ndërsa 8.070 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (13 janar) është 14.545