Fillimi vitit 2022 ka gjetur perseri Greqine e Turqine ne nje moment tensioni dhe Athina zyrtare ben fjale per nje përshkallëzim te retorikës agresive të Ankarasë qe sipas ministrit te Jashtem Nikos Dhendias ka marrë përmasa që nuk jane pare me pare.

Kjo ka ndodhur edhe pas nje deklarate qe ka bere kreu I diplomacies greke ne takimin e tij me homologun e Arabise Saudite Princin Faisal bin Farhan ku ka kerkuar heqjen e statusit te gjendjes se luftes nga ana e Turqise ,te ashtuquajturit casus belli.

Nikos Dendias, Ministër i Jashtëm grek: Do doja te formuloja një propozim shumë të thjeshtë ndaj qeverisë turke, për të vërtetuar besimin e saj ndaj se Drejtes Nderkombetare në praktikë, domethënë të fillojë ta zbatojë atë. Një veprim i thjeshtë dhe i shpejtë do të ishte cfuqizimi i menjëhershëm i “casus belli” dhe njohja e menjëhershme e mosekzistencës së memorandumit Turqi-Libi.

Nikos Dhendias ka theksuar gjithashtu se Turqia nuk mund të flasë për demilitarizim te ishujve greke ndërkohë që ka dislokuar forcën më të madhe ushtarake amfibe perballe tyre. “Nëse ka një kërcënim në rajon, ai buron nga veprimet e njëanshme të Greqisë që rrisin tensionet” – ka deklaruar mengjesin e se merkures zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke Tanzu Bilgic. “Jane zyrtarët e qeverisë turke ata qe kërcënojnë sistematikisht drejtpërdrejt Greqinë dhe madje vënë në dyshim sovranitetin e saj territorial” – ka qene pergjigja e menjehershme e zedhenesit te Ministrise se Jashtem greke.

Sa I perket takimit me kryediplomatin e Arabise Saudite, burime diplomatike greke thone se ai eshte pjese e perpjekjeve qe ben Athina per lidhje më të ngushta dhe bashkëpunim ushtarak me kete shtet dhe fuqi të tjera rajonale, duke përfshirë Izraelin dhe Egjiptin, pasi marrëdhëniet e saj me Turqinë fqinje mbeten të tensionuara për shkak të mosmarrëveshjeve të gjata për kufijtë detare ne Mesdhe .