Kur i gjithë territori i vendit është pushtuar nga temperatura disa gradë nën zero, qytetarë të ndryshëm sfidojnë natyrën duke notuar në ujin e ftohtë, nga veriu në jug. Vizitorët në Theth lahen në temperatura ekstreme që shkojnë deri në -6 gradë Celcius, në ujin e akulltë të Ujëvarës së Grunasit, ndërsa bien mbi to edhe flokët e borës.

Ndërkohë, të njëjtën gjë ka bërë edhe një vizitor në Sarandë. Një burrë, ka zgjedhur të zhytet në ujin e ftohtë të Jonit, i cili edhe pse në stinë të ftohtë mahnit me kaltërsinë.