Moderatorja Arbana Osmani ka folur për karrierën e saj në programin “Ëndërrtjerësit”, ku më së tepërmi është ndalur te sfidat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë punës së saj.

Një ndër momentet më të vështira për moderatoren ka qenë gjatë transmetimit të programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Arbana tha se historia e dashurisë së dy të rinjve që ishin kushërinj të largët solli revoltë në studio nga ana e familjarëve të vajzës.

Këta të fundit në prapaskenë kanë kërcënuar me vrasje të riun.

Në këtë moment, ka ndërhyrë Arbana dhe produksioni i “Dua të të bëj të lumtur”.

Menjëherë është telefonuar policia për të mbërritur në studio pas kërcënimeve të shumta ndaj djalit.

Mirëpo, pavarësisht gjithçkaje vajza e pranoi unazën e të riut dhe sot dyshja janë më të lumtur se kurrë.

“Kjo ka qenë një histori kur këta të dy kanë qenë kushëri të largët dhe fisi i kësaj vajzës nuk pranonte lidhjen. Ai do t’i propozonte, erdhën të gjithë. Thonin do të të vrasim, erdhëm aty, u përplasën. Njëra thoshte nuk dal nga studioja sepse më vrasim, as të tjerët nuk dilnin. E mori unazën, e pranoi dhe sot janë bashkë”.

Arbana gjithashtu zbuloi dhe shumë momente të bukura gjatë karrierës së saj, përveç sfidave.