Varianti i ri i koronavirusit, Omicron ka shtuar shqetësimin tek ekspertët.

Sëfundmi gazeta britanike ‘Express’ ka publikuar të dhëna të reja të cilët janë zbuluar nga studimet për Omicron-in.

Sipas një profesori britanik, varianti Omicron mund të shfaqë disa simptoma të cilat lidhen me sytë. Ndryshe nga variantet e tjera simptomat e Omicron bëhen disi të dukshme.

Simptomat janë përcaktuar si të lehta dhe të ngjashme me ato të një ftohjeje të zakonshme dhe me një transmetueshmëri të lartë.

Mjekja britanike Dr. Nina Aslam tha se Omicron shkakton acarim të syve. Mjekja këshillon qytetarët që të kujdesen për shëndetin e syve, po ashtu shenja të tjera të raportuara për variantin Omicron përfshijnë skuqje të lëkurës, të përziera , po ashtu tek disa persona shfaqen djersitje.

Po ashtu gjendja e të fiktit mund të jetë një tjetër simptomë e mutacionit Omicron.

Tetë simptomat paralajmëruese të Omicron sipas të dhënave nga MB, SHBA dhe Afrika e Jugut janë:

Gërvishtje fyti

Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

Rrjedhje e hundës/ngjeshur

Dhimbje koke

Lodhja

Teshtitja

Djersitje natën

Dhimbje trupi