Artisti i mirënjohur Robert Aliaj duket se është një nga kritikët e “Festivalit të Këngës”, i cili është i pakënaqur nga vendimi i fitueses së çmimit të parë.

Gjatë një interviste, ai shprehu opinionin e tij lidhur me përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision 2022” me këngën e Ronela Hajatit. Ai u shpreh se ndjente keqardhje që ‘muzika tallava’ do të shkojë në “Eurosong”, duke iu referuar këngës “Sekret”. Sipas tij, ne jemi “një model shoqëror që s’do sundojmë kurrë”.

“Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë.”- u shpreh ajo.

Artisti foli edhe për stilin e tij të veçante teksa u shpreh:

“Unë mendoj se jam gjithashtu një produkt i ngjarjeve dhe unë e shpreh këtë në forma artistike siç është veshja ime, e cila për mua është një deklaracion kush je dhe përse je, ti thotë veshja pa fjalë.

Unë jam thjesht vetvetja. Unë jam njëri i lirë, transparent që do të thotë opinionin publik ta krahasosh me zero që nuk ka asnjë influencë tek ty. Unë e shikoj si mision të jap kontributin tim social”.