Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka pritur në një takim të parë për këtë vit Këshillin Kombëtar të Prindërve.

“Mirëpritëm në një takim të rëndësishëm Këshillin Kombëtar të Prindërve, i cili është një ndër partnerët më të rëndësishëm për zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të arsimit parauniversitar”- shprehet Ministrja në statusin e saj në rrjete sociale.

Një nga temat kryesore të bashkëbisedimit Gjstë këtij takimi ishte siguria e fëmijëve në përdorimin e internetit, ku roli i prindërve konsiderohet si shumë i rëndësishëm, Ministrja Kushi thekson se bashkëpunimi i institucioneve arsimore me prindërit është e vetmja mënyrë që minimizon pasojat negative që sjell aksesi i pakontrolluar.