Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar në Kuvend me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Me ironi ajo uroi Bashën, duke iu drejtuar si kryetari i PD, referuar vërtetimin të gjykatës.

Sipas Spiropalit, Basha duhet të sqarojë njëherë pozicionin e tij në PD, ndërsa shtoi se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin masakër, por ata u mundën.

“Jeni me një vërtetim me pullë nga gjykata tani, urime zoti Basha. Dëgjuam të njëjta përsatje që në se përsëriten në Kuvend do kuptoni që është i njëjtë fjalim, i kam lexuar me ndryshim paragrafësh dhe theks të caktuar. Pra ajo shprehja që me fyell e keni dëgjuar i përshtatet më së miri në këtë foltore.

Dua ti kuptoj kryetari me pullë tek pullë që foltorja e Kuvendit nuk mund të jetë pellgu i plehut që ai derdh persatjet e tij.

Kur flet për masakër zgjedhore bën mirë që të sqarojë pozicionin e tij brenda PD, pastaj të kërkojë llogari. Ne kemi kërkuar që komisioni i reformës zgjedhore të ngriheni. Nuk mund të vini këtu sa herë të kini probleme të brendshme dhe të hidhni baltë.

Zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin masakër zgjedhore, por humbja juaj e radhës. Pranojeni këtë. Ndoshta problemet e brendshme nuk do ju pengojnë kaq shumë. Humbja ishte për shkak të paaftësisë suaj për të bërë bashkë shqiptarët”, tha Spiropali.