Krahas abuzimit me fondin 2.1 milion euro të UEFA-s, dalin në dritë të tjera skandale të Presidentit të FSHF, Armando Duka. Mjafton një verifikim në profilet e fëmijëve të Dukës për të kuptuar se sa të privilegjuar janë ata, falë parave dhe pozitës së babait që drejton prej 20 vjetësh futbollin shqiptar.

Ftesat që vijnë në Federatë për personalitetet shqiptare, për të ndjekur evente të rëndësishme sportive, Armando Duka ka menduar që të dërgojë si “delegatë” familjarët e tij. Në vend që në të tilla evente të shkojnë emra legjendë të futbollit shqiptar, Armando Duka ka zgjedhur fëmijët e tij, Kleit Duka dhe Lori Duka, për të ndjekur finalen e Europianit Angli-Itali në sallën VIP të Uemblit, duke i siguruar vende në stadiumin Uembli, që kushtojnë mijëra euro, krah emrave si David Beckham dhe Luis Figo.

Madje, djali i tij ka publikuar në rrjetet sociale edhe ftesën si i ftuar i nderit në finale. Se si mund të sigurojnë një ftesë fëmijët e Dukës, duhet të pyesim Presidentin e FSHF-së, i cili akuzohet për korrupsion me fondet e UEFA-s.