Ish-kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar se deklarimi non grata nga ana e SHBA-së është i bazuar në shpifje. I ftuar në emisonin Opinion në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se kjo është veper e George Soros, për të cilin deklaroi se nëse PD-ja do të vijë në pushtet, ai do të shpallet non grata në Shqipëri nga Sali Berisha. Berisha në fjalën e tij, gjithashtu ka deklaruar se SHBA-ja do e korrigjojë gabimin e saj njësoi siç bëri me 4 ministrat turq.

“Deklarimi non grata i Berishës i bazuar në shpifje. Për këtë kam hedhur në gjyq në Paris sekretarin e shtetit, Blinken. Ky është rasti i dytë në histori. E kam bërë me keqardhje dhe dhimbje të madhe. Ke pak njerëz që kanë hyrë sa unë në atë zyrë. Është vepër e George Soros. Po erdhi PD në pushtet, Soros shpallet non grata nga Sali Berisha.

Kam bindjen e thellë se Amerika korrigjon gabimet. Është meritë e saj. 10 ditë më parë, ambasadorja Kim iu tha shqiptarëve se nga 200 vetë zero heqje ka pasur. Kur mediat pas një ore i publikuan emrat e hequr nga lista, 4 ministra turq. Unë di shumë të tjerë. Si ka ndodhur, për dy arsye, ka ndërruar administrata dhe administrata që ka ardhur ka gjetur që ka qenë vepër e zezë e George Soros. Ka ndodhur me të tjerë, sepse është respektuar vullneti i popullit. Në qoftë se shqiptarët votojnë, kam besimin më të madh se ata që thonë fakte kemi po nuk i themi…është një botuar një libër aty, është bestseller…

Këto i thotë kongresmeni në Komisionin e Jashtëm të Kongresit Amerikan që i tha vendimi juaj vjen nga hiçi dhe e keni nën ndikimin e Soros. Ka pasur vendime zyrtare dhe janë hequr. Këta që thonë fakte kemi por nuk i themi, çfarë tha drejtori në detyrë i shërbimeve inteligjente, nuk ka asgjë. Tha që Blinken ka funksionuar si agjent i Soros në Ballkan. Asnjë deklaratë nuk zëvendëson faktet. Faktet janë të vërteta. Një fakt të vetëm, në qoftë se publikohet Sali Berisha merr çdo vendim”, tha Berisha.