Moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja, është një personazh shumë i pëlqyer për publikun, pasi vazhdimisht ka marrë vëmendjen me intervistat e ndryshme, apo dhe me look-un e saj tërheqës.

Së fundmi, Lei ishte pjesë e një interviste ku ka bërë deklarata të ndryshme lidhur me jetën e saj private. Ndër të tjera ajo ka treguar edhe rreth situatave të sikletshme që i kanë ndodhur në ekran.

Në lojën e zhvilluar në emision “Pikë’, moderatores i duhej të kthente përgjigje për pyetjet e drejtuara, përndryshe duhet të pinte një shots.

Për sa i përket jetës sentimentale, e pyetur për dashurinë, ajo rrëfeu se ka dashuruar vetëm një herë. Ndërkohë, duket se ka nguruar të përgjigjet lidhur me një romancë apo një lidhje të mundshme aktuale, duke pirë shots-in.

Moderatorja ka ndarë më publikun gjithashtu një detaj rreth shoqërisë së saj, duke zbuluar se ka patur raste që vetë shoqet i kanë ngacmuar partnerin e saj. Kjo gjë, duket se ka ndikuar shumë te Lei, duke thënë se që nga ai moment, ka reduktuar rrethin shoqëror.

“E kam filtuar shumë shoqërinë pasi ka ndodhur. Nuk i quaj shoqe”,

Gjatë lojës, ajo ka zbuluar edhe një situatë shumë të sikletshme për të, kur iu grisën pantallonat gjatë një interviste “live”!

“Mu grisën pantallonat në sy të të gjithëve live”, rrëfeu Lei.