Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër i ka bërë një kërkese zyrtare Federatës Shqiptare të Futbollit në prag të zgjedhjeve që do mbahen për kryetarin dhe delegatët e kësaj shoqate më datë 29 janar.

Në deklaratën noteriale të firmosur nga të gjithë përfaqesuesit e Shoqatës Rajonale të Gjirokastrës thuhet se firmat që janë marrë nga FSHF-ja dhe çdo veprim manipulativ që insitucioni i futbollit shqiptar do tentojë të kryejë, ata do e konsiderojnë mbledhjen nul.

Kërkesa e Shoqatës Rajonale është firmos nga tetë klube futbolli.

“Deklarojme: Vendimmarrjen tonë respektive, për revokimin e menjëhershëm të çdo akti të nënshkruar deri më sot nga ana jonë si përfaqësues ligjor të subjekteve anëtare të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të SHRFGJ; duke konsideruar çdo vendim apo veprim të mëtejshëm procedurial të marrë nga këta delegatë, si një vendim apo veprim absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të tagrave përkatëse përfaqësuese dhe të dënueshëm penalisht.

Ne përfaësuesit ligor të subjekteve anëtare të Shoqatës Rajonale Gjirokastër jemi të vetmit përfaqësues ligjor me tagra të plota përfaqësimi në mbledhjet që do të zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të SHFRGJ dhe në mbledhjet që do të zhvillohen nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së”, thuhet në një pjesë të deklaratës noteriale të firmosur nga të gjithë përfaqëuesit e klubeve antarë.

Në këtë mënyrë manipulimet që po kryen FSHF-ja me zgjedhjet Rajonale në Gjirokastrës si dhe në Shoqatat e tjera janë dërguar të gjithë në Gjykatë ku janë paraqitur prova se si njerzit e Dukës kanë falsifikuar firmat dhe shtuar në mënyrë anti-ligjore shtimin e votuesve. (TemA)