Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para se ai të shkojë sot në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me protestën e zhvilluar para selisë së PD në 8 janar. Për gazetarët ai u shpreh se është thirrur nga Rama, pasi ai ka urdhëruar.

Berisha deklaroi se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria.

Berisha: Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do tju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm.