Sali Berisha u rikthye në selinë e Partisë Demokratike. I shoqëruar nga Klevis Balliu, Tritan Shehu, Flamur Noka, Edmond Spaho, Gent Strazimiri, Floriana Garo etj.

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit të PD do të bëjë një deklaratë për mediat në Selinë e PD.

Prej ditësh Berisha nuk ka qenë në selinë e PD, teksa vazhdimisht ka pasur vizita nga mbështetës të tij.