Më 18 janar, një asteroid i madh me diametër rreth një kilometër i afrohet Tokës, por ndryshe nga “Don’t Look Up” i Netflix, ai nuk do të ulet në planetin tonë, por do të kalojë në një distancë. Bëhet fjalë për pothuajse dy milionë kilometra, rreth pesë herë distanca nga Toka në Hëna, jo aq e madhe për një asteroid të kësaj madhësie.

“Shkëmbi” i madh hapësinor i quajtur “7482 (1994 PC1)” po lëviz me një shpejtësi prej 70,415 kilometra në orë dhe nuk do të jetë më aq afër Tokës në këtë shekull, sipas përllogaritjeve të bëra nga astronomët e Agjencisë Hapësinore të SHBA-së (NASA).

Ai u zbulua në vitin 1994 dhe është mësuar se kryen një orbitë rreth Diellit çdo 572 ditë. Në vitin 1933 ishte më afër Tokës, në një distancë prej 1.1 milion km dhe nuk do të jetë më aq afër deri në vitin 2105, sipas vlerësimeve të NASA-s dhe Caltcech.

Asteroidi është klasifikuar nga NASA si potencialisht i rrezikshëm, një emërtim që i jepet çdo asteroidi me një diametër prej më shumë se 140 metra, që është më pak se 7.5 milionë kilometra nga orbita e Tokës rreth Diellit.