Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga 00°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 06°C në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 18°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.