Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online , për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Përmes një postimi në rrjetet sociale DPSHTRR bën me dije se risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin dikur me radhën!